Festa e Krishtlindjeve nuk do të ishte aq e bukur nëse nuk do të kishte pemën që e simbolizon dhe çdo vit përveçse në familje ajo është një sfidë edhe për bashkitë e qyteteve më të njohura në botë për të sjellë më të bukurën pa harruar madhësinë dhe veçantinë. Faqja DIYS.com, një komunitet online i specializuar në tutorialet e gjërave të bëra vetë, ka përpiluar një listë me pemët e Krishtlindjeve më të bukur dhe më të përfolur në web, sipas një analize kërkimi global mujor në Google.
Pema e vendosur në New York, në Rockefeller Center, është më e larta në botë e ndjekur nga ajo e Londrës në Trafalgar Square dhe ajo e Common Park në Boston.
Por cilat janë pemët e Krishtlindjeve më të famshme në botë? Në galerinë në vazhdim mund të njiheni me 10 të parët në klasifikim!
BARRY WINIKER
1/10
Rockefeller Centre
Pema e Krishtlindjeve më e famshme në web ndodhet në New York, USA.
RAIMUND KOCH
2/10
Trafalgar Square
Çdo vit, nga 1947, pema e zbukuruar në sheshin e Londrës vendoset në kujtim të luftës së Trafalgar dhe dhurohet nga qeveria e Norvegjisë.
DENISTANGNEYJR
3/10
Boston Common
Pema është e vendosur në parkun publik në qendër të Boston, në Massachusetts (USA).
HENRYK SADURA
4/10
Dortmund
Pema më e gjerë në botë ndodhet në Gjermani dhe është e lartë 45 metra me peshë gati 40 ton.
RICHARD I’ANSON
5/10
Sydney
Mund të admirohet në kryeqytetin e Australisë.
WESTEND61
6/10
Gubbio
Edhe Italia ka një pemë Krishtlindjesh në dhjetëshen e më të famshmeve në internet dhe gjendet në Gubbio, Umbria.
RUY BARBOSA PINTO
7/10
Rio De Janeiro
Edhe vendi i karnevaleve, Brazili e ka pemën e tij të Krishtlindjeve në këtë klasifikim dhe është lundruese!
GRETA SKABEIKYTE / EYEEM
8/10
Vilnius
Nga më tërheqësit dhe origjinal, pema e vendosur në kryeqytetin e Lituanisë është i zbukuruar me 2 km drita, 3 mijë degë artificiale dhe 46 pasqyra.
RICHARD T. NOWITZ
9/10
Capitol Hill
Selia e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vemdi mikpritës i pemës së dekoruar me 15 mijë objekte.
LYNDA MORRIS PHOTOGRAPHY
10/10
St Pancras Station
Mund të shikohet në stacionin e St Pancras, në veri të Londrës.