Ka vetëm 3 ditë që ka dalë, por klipi i ri i J Balvin dhe Anitta, ka arritur mbi 10 milionë klikime. Pjesë e klipit është edhe aktori shqiptar, Marko Caka i cili, shihet teksa qëndron pranë këngëtarit duke luajtur kumar.
Caka njoftoi përmes Instagramit pak kohë më parë, se do të shfaqet në klipin më të ri të këngëtarit kolumbian që po korr sukses me hitin e verës “Mi Gente”.
Sikur të mos mjaftonte që është pjesë e klipit, Marko Caka, shkruante se J Balvin është shoku i tij më i mirë. Dyshja me sa duket qenkan miqësuar gjatë xhirimeve.
“Ishte e mrekullueshme të punoja me këtë njeri të mahnitshëm @ jbalvin që u bë shoku im më i mirë. Unë dua ta falënderoj atë dhe @anitta që më bënë pjesë në videot e tyre të mrekullueshme muzikore që do të jenë shumë të suksesshme me miliarda shikime”.
Ndërkohë sot, Caka ka publikuar imazhet e klipit, të cilat janë vërtet sensuale me praninë e këngëtares Anitta.Aktori është bërë pjesë e një sërë projekteve ndërkombëtare, përfshi këtu edhe kastin e filmit të ri të regjisorit Woody Allen, “Shi në muzeum”, pjesë e të cilit do të jenë Selena Gomez, Jude Law, Elle Fanning dhe shumë të tjerë./CityNews