“Duaje jeten” eshte nje nga telenovelat me te shikuara te momentit ne TV Klan, po keto gjera i dinit rreth saj?
1.Paola Oliveira i shtoi një shkronjë “l” emrit të saj artistik (duke e bërë Paolla), pasi duke besuar shumë te numerologjia, besonte se kjo gjë do t’i sillte fat.
- “Duaje jetën” ka qenë telenovela e parë braziliane që ka thyer një tabu, duke paraqitur në ekran puthjen mes dy homoseksualëve.
- Në Brazil, telenovela pati një sukses të paparë, duke thyer çdo rekord shikueshmërie.
- Tales Kabral, i cili luan rolin e Xhonatanit, djalit të Feliksit, sapo ka promovuar albumin e parë muzikor të karrierës së tij. Albumi përmban shtatë këngë dhe titullohet “Për këtë jemi krijuar”.
- Paola Oliveira, aktorja 32 vjeçare që luan rolin e Palomës, mori çmimin e parë si femra më seksi e vitit 2013. Aktorja u përzgjodh nga revista braziliane “Vip”, mes shumë aktoreve e modeleve të tjera.
- Mateus Solano (Feliksi) është bërë i njohur si Ambasador Kombëtar i Vullnetit të Mirë në Brazil. Ky funksion iu dha për rolin e tij në telenovelë, me motivacionin se e ka bërë spektatorin të reflektojë mbi përbuzjen dhe diskriminimin.
- Malvino Salvador, i cili luan rolin e Brunos, është renditur i pari ndër dhjetë aktorët më të paguar të vitit 2015. Aktori dhe modeli ka një pasuri prej 145 milion dollarësh, me të ardhura prej 46 milion dollarësh në vit.
- Flokët e gjatë, me të cilët e keni parë Juliano Kazarrenë (Nidoja) ishin zgjatime të rreme. Aktori rrëfeu se në fillim e pari shumë të vështirë t’i mbante, por ia vlejti barra qiranë!
- Skenat e telenovelës janë xhiruar në Brazil dhe në Peru. Qytetet kryesore kanë qenë: Sao Paulo (Brazil), Machu Piçu (Peru), Arekipa (Peru) dhe Kolka Vallej (Peru), si dhe shumë të tjera.
- “Duaje jetën” u transmetua në plot nëntë shtete të Amerikës Latine: Ekuador, Kili, Uruguaj, Kolumbi, Meksikë, Pere, Bolivi, Nikaragua dhe në Argjentinë.
Marre nga Intervista