Gjërat e bukura padyshim bëhen dalëngadalë dhe ne në “IMA” e dim shumë mirë. Pas shumë sukseseve ne sot festojmë një vjetorin në web. Si sot një vit më parë ne filluam një rrugë të madhe në informimin ndryshe të publikut që dashuron televizionin, si gjithmonë të parët. Por rruga “IMA” nuk është shkruar në këtë vit të suksesshëm. Ne njëkohësisht festojmë 4 vjet në rrjetin social Facebook. 11 tetori është ditë feste për ne dhe të gjithë fansat tanë, të cilët kanë vendosur të na ndjekin, të na klikojnë minutë pas minute me përditësimet tona të lajmeve mediatike dhe jo vetëm.
Trashëguar nga një faqe e thjeshtë Facebook-u, “IMA” erdhi një vit më parë edhe në web, web-in që u dashuruan menjëherë shqiptarët. Dhe fundja e fundit, kush nuk e njeh “IMA”? Jemi përkushtuar me forcë për të qenë gjithmonë të parët, pa konkurues të vullnetshëm dhe të pathyeshëm. Në www.imalbania.com, ne sot ofrojmë një paketë të plot të shërbimit informativ mbi median, me lajme ekskluzive të sapo dala nga furra televizive. Ne sjellim të parët lajmet gossip të pesonazheve më të suksesshëm televiziv dhe jo vetëm, së bashku me scoop-et më interesante. Një sukses i garantuar në web-in tonë ka qenë, vazhdon dhe do të mbetet edhe rubrika Copy | Paste, duke synuar që të nxjerrim në dritë mungesën e inovacionit dhe kreativitetit në ekranet shqiptare. Informacione mbi serialet dhe filmat më të mirë të kinemasë botërore dhe shqiptare. Zona jonë e ekranit vjen me “IMA TV”, një hapësirë gjigande, një paketë spektakolare televizive, ku mund të gjeni kanalet më të suksesshëm dhe më të mirë shqiptar dhe jo vetëm. Në “IMA TV” do të gjeni seriale, filma, dokumentar dhe çdo gjë për argëtimin tuaj, të gjitha falas, pa pagesë, njësoj si një platfomë televizive.
Fal një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm, nga shtatori ne jemi pjesë e “GO Digital Media”, që së bashku me “Nix Music”, “Loacoposte Press” dhe “Info Media Kosova” jemi zotuar të sjellim më të mirën, informacionin e duhur dhe të parin mediatik. Fal një stafi të përkushtuar, i cili vazhdon të zgjerohet dita – ditës, ne kemi sjell suksesshëm dozën perfekte që e gjithë media të kthej sytë për të ndjekur përditësimet tona. Para pak kohësh, gazeta më e madhe italiane “Corriere de la Sera”, artikullin e saj kushtuar “Agon Channel” e mori të plot nga “IMA”, ky një moment historik për portalin tonë. Por puna jonë nuk është vleresuar vetëm nga media e shkruar, në mars të vitit 2014 Info Media Albania u përzgjodh si partneri mediatik i emisionit më të ri muzikor në TVSH, Gjithçka Shqip, ku është përkujdesur për mirëmbajtjen e faqes në rrjetin social facebook (grafika, postimet, materialet video), krijimin e faqes zyrtare të internetit, si dhe administrimin e content-it video në kanalin Youtube. Nuk mund të lëmë pa përmendur aktivitetin më të rëndesishëm IMA Awards, një ekskluzivitet i Info Media Albania që prej vitit 2011. Evenimenti i përvitshëm që vlereson me çmime programet dhe personazhet më të mirë televiziv. Edicioni 2015 do të ketë një shtrirje më të gjerë falë partneritetit dhe filialit tonë në Kosovë, InfoMedia Kosova.
Fanmade by Leot LlapashticaFal një grafike dinjitoze ne sot jemi të parët në aspektin vizual, duke sjell një seriozitet të mirëfilltë. Dhe fal bashkëpunimit tonë me burimet më të spikatura mediatike, në këtë sezon të ri televiziv kemi sjell lajmet mediatike ekskluzive më të rëndësishme. Informacionet për “Dancing With The Stars”, “Dance With Me”, “The Voice”, “X Factor” apo spektakle të tjera, i kemi zbuluar ekskluzivisht në “IMA”.
Rruga jonë është e gjatë dhe e vazhdueshme, premtojmë se do jemi sërisht çdo ditë me misionin e nisur katër vjet më parë. Info Media Albania, misioni vazhdon!
IMA Staff