Për të gjithë ata që ndjekin Netflix dhe i urrejnë historitë e gjata të dramave turke, ky është një lajm i keq, ndoshta tmerrues. Por për ata, që janë të “fiksuar” pas serialeve të Turqisë, do të jetë një super lajm që tashmë edhe platforma streaming Netflix nuk i ka rezistuar dot prodhimeve turke.
Ndërsa Turqia është e rradhitur në vendin e parë me eksportin më të madh të serialeve për vitin e kaluar, kompania O3 Media ka arritur një marrëveshje për prodhimin e një seriali turk në bashkëpunim me Netflix, posaçërisht për të gjithë përdoruesit e platformës streaming.
Kujtojmë këtu, se në fillim të 2017, Netflix vendosi që të shtonte në videotekën e vetë edhe serialin “Diamant dhe Dashuri” në bashkëpunim me ITV Inter Medya.