Per sherifin Lucas Hood ka ardhur momenti te dorezoje armet. Ne nje interviste per TV Guide, producenti ekzekutiv i Banshee Greg Yaitanes ka treguar se sezoni i katert i serialit dramatik te Cinemax do te jete akti i fundit i per genjeshtren gjakatare te personazhit Antony Starr.
Yaitanes, i cili do te vazhdoje te jete pjese e Cinemax me dramen e re Quarry, ka pranuar se Banshee “qe ne fillim e kishte te percaktuar nje fillim dhe fund”. Kjo do te thote se fansat mund te rrine te qete: seriali do te kete nje finale te duhur, nje fund per te cilin producentet kane pasur kohen per tu pergatitur, per t’i dhene keshtu nje lamtumire “epike”.
Sezoni i fundit i Banshee, ku do te jete e perfshire edhe aktorja me origjine shqiptare Eliza Dushku, do te debutoje ne Shtetet e Bashkuara ne fillim te vitit te ardhshem.