Aksidenti i së mërkurës në Kryeqytet, ku një grua është aksidentuar për vdekje teksa shpëtoji fëmijët nga një makinë e cila po hecte jashtë normave të lejuara, ka goditur opinonin publik, duke shkaktuar edhe një valë zemërimi në rrjetet sociale.
Po ashtu, kronika kryesore në edicionet informative të televizioneve shqiptare ishte pikërisht aksidenti në fjalë, ku pjesë e lajmeve ishte edhe momenti i ndodhjes së tij e xhiruar nga kamerat e një biznesi në afërsi të rrugës ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Ndërsa shumica e televizioneve sfumuan momentin e aksidentit duke mbuluar viktimën, Top Channel edhe pse në pak sekonda nga kronika e përgatitur, ka vendosur që ta ruajë të paprekur materialin duke treguar përplasjen e viktimës, kjo aspak etike dhe profesionale, duke patur parasysh se Top Channel është një ndër televizionet më të ndjekura në shqipëri, ku në audiencë mund të kenë qënë pjesë edhe fëmijët.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim!