Lamtumirë TVSH! Java që sapo lamë ishte e fundit, ku Televizioni Publik Shqiptar, transmetoi nën logon e tij tradicionale të kanalit të TVSH, i cili prej më shumë se 57 vitesh transmetoi, si kanalin kryesor të tijin.
Ishte 29 prilli 1960, dita kur filloi nga puna qendra eksperimentale e televizionit Shqiptar. Fillimi i transmetimeve shënon jo vetëm lindjen e Televizionit Publik Shqiptar, TVSH, por edhe fillesat e tregut televiziv shqiptar.
Përmes këtij kanali, për shikuesit e kryeqytetit erdhi përshëndetja e parë përmes ekranit dhe ishte pikërisht ajo përshëndetje, që shënoi edhe fillimin historisë që mban emrin Televizioni Shqiptar. Ky emër mësoi hap pas hapi të jetë bashkëudhëtar i ne të gjithëve. Në ditën kur startoi transmetimi, guri i parë i themelit ishtë një film për fëmijë, më pas një dokumentar, një koncert e më tej një film, pra që ditën e parë ky ekran i magjishëm, kishte nga një dhuratë për të gjithë brezat. Televizioni i madh, bashkëudhëtari i të mëdhenjve ka ecur vazhdimisht krahas televizionit të vogël, ose mikut të mirë të të “vegjëlve”. Breza të tërë vogëlushësh u rritën me ekranin nën logon e TVSH.
Tashmë për të shkuar drejt një tjetër epoke, atë të transmetimit digjital RTSH në bazë të një plani të specifikuar konvertoi kanalin TVSH në RTSH 1 HD, duke i dhënë lamtumirën kështu logos tradicionale që çdo shqiptar ishte mësuar të shihte në kanalin kryesor të televizionit publik./imalbania.com/