Eshtë një nga produksionet origjinale nga Netflix që pritet me padurim nga publiku. Pas suksesit të sezonit të parë gjigandi i internet tv ka njoftuar sot shfaqjen e një epsodi special me rastine e festave si dhe ka publikuar disa nga fotot e para të sezonit të dytë.
Christmas Special i Sense8 do të transmetohet në 23 dhjetor dhe sipas parashikimeve pritet të ketë një kohë zhgatje prej 2 orësh. Netflix ka zbuluar detajet e para të këtij episodi nëpërmjet një përmbledhje të shkurtër:
Udhëtimi i tetë protagonistëve të serialit, të zemrave dhe mendjeve të tyre, vazhdon: detaje të rëndësishme janë zbuluar dhe sekretet e errëta dhe anët e fshehura do të dalin në sipërfaqe.
Në vazhdim edhe disa nga fotot e para zyrtare të publikuara nga Netflix:
Gjithashtu është publikuar edhe një sinops i parë i sezonit të dytë (i përbërë nga 10 episode premiera në 5 Maj 2017), me emrat e aktorëve që do të jenë pjesë, duke përfshirë Toby Onwumere, që do të zëvendësojë Aml Ameen në rolin e Capheus pasi aktori vendosi të braktis serialin në mesin e xhirimeve të episodeve të reja:
Gjithçka nis aty ku i lamë në sezonin e parë, Capheus (Toby Onwumere), Kala (Tina Desai), Lito (Miguel Angel Silvestre), Nomi (Jamie Clayton), Riley (Tuppence Middleton), Sun (Donna Bae), Will (Brian J. Smith) dhe Wolfgang (Max Riemelt) janë të gjithë bashkë në mesin e tragjedive dhe arritjeve të gjithësecilit.
Krijuar nga Lilly dhe Lana Wachowski, Sense8 ndjek historinë e tetë individëve të shpërndarë në vende të ndryshme të botës që zbulojnë se janë të lidhur nga një vizion i mistershëm.
Në cast gjejmë Daryl Hannah, Naveen Andrews, Tuppence Middleton, Brian J. Smith, Jamie Clayton, Freema Agyeman, Tena Desae, Doona Bae, Max Riemelt, Alfonso Herrera, Erendira Ibarra, Miguel Silvestre dhe Terrence Mann.