Tashmë revoltat kundër spektaklit Dance With Me, janë bërë edhe më të shpeshta, kryesisht nga anëtari i jurisë Robert Alija i cili përsëri mbrëmjen e djeshme ka patur një indinjatë të thellë ndaj formatit të kërcimit.
Ka mjaftuar një intepretim i çifitit të balerinëve Sejfulla Myftari dhe Mariela, që Roberti të ngrihej nga tavolinva dhe të shpërthente me deklarata duke thenë se intepretimi ishte mjaft skandal dhe banal, ku më pas ka vendosur të largohet nga tryeza e jurisë së DWM.
Kjo nuk është hera e parë që Robert Aliaj, indinjohet ndaj trupës së balerinëve. Ku rasti më i freskët ishte ai midis Roza Latit të cilën e quajti të pa aftë.
Edhe pse incidenti i fundit ndodhi mbrëmjen e së Hënës, askush nuk ka konfirmuar largimin përfundimtar të tijin nga stafi i Dance With Me.