Ashtu siç e kishim njoftuar edhe më parë në formën e një thashethemi, Rudina Xhunga pas largimit nga Top Channel, do të rikthejë në jetë parardhësin e “Shqip”, pikërisht emisionin e saj “Dritare” I cili na ka munguar në ekran rreth 12 vite që nga koha kur Rudina u transferua nga TVSH drejt TCH ku dhe vendosi ti ndryshojë emrin formatit të saj, por duke ruajtur të njëjtën tematikë.
“Dritare” është një emision “talk show” I aktualitetit politik dhe shoqëror për të gjithë trevat shqiptare, ku pjesë e të ftuarve do të jenë personazhe të njohur të politikës, artit, medias, kulturës etj.
Rudina Xhunga cilësohet si një nga gazetaret më të mira të medias shqiptare, e cila ka spikatur edhe në mënyrën perfekte të drejtimeve të emisioneve të saj, siç ishte Shqip, të cilit ajo I ka kushtuar edhe një libër ku ka përshkruar çaste të shumta nga formati I saj si edhe intervista protagonist të të cilave kanë qënë edhe personalitete ndërkombëtare
Por çfarë suprizash do na sjellë “Dritarja”? Mbetet për t’u zbuluar këtë të Hënë ora 20:45 pas më shumë se një dekade në Vizion Plus!
IMA/ J.Kasaj