Javën e kaluar produksioni na lejoi të shihnim pak nga shtëpia e pa përfunduar e reality show-t më të pritur nga shqiptarët, Big Brother Albania i cili këtë vit vjen në Top Channel me edicionin e tij të nëntë, plot risi dhe tërësisht i rikonstrukturuar.
Për të gjithë ata që mezi presin spektaklin e shtëpisë më të përfolur muajt e ardhshëm por edhe kuriozët, stafi i produksionit ka publikuar edhe foton e parë nga shtëpia e përfunduar e BBA9, përkatësisht dhoma kryesore e sallonit, aty ku banorët do të përqëndrohen edhe pjesën më të madhe të dhomës.
Por Arbana Osmani ka publikuar vetëm një pjesë të saj. Erion Ylli, zv. Drejtori i Top Channel gjithashtu ka publikuar një foto tjetër nga shtëpia e spektaklit. Ai ka publikuar një video gjatë së cilës ndryshe nga fotoja e Arbanës, shtëpia ka përfunduar tërësisht gati për të pritur banorët e parë.
Big Brother Albania do të nisë transmetimin në 18 Mars 2017 ora 21.00 në ekranin e Top Channel nën drejtimin e Arbana Osmanit./imalbania.com/