“Pit Stop Mafia” është filmi më i ri me protagonistë kryesor dy aktorët e ‘Portokalli’, Besart Kallaku dhe Rezart Veleshnja, që do të shfaqet në premierë në cinema.
Tashmë është publikuar traileri i këtij filmi, i cili flet për një grup gangësterësh nga vende të ndryshme të Shqipërisë. Humor, aksion dhe plot skena të papara pritet të ketë filmi komedi që do të ketë premierën në datë 12 maj, në të gjitha kinematë shqiptare.
Ky film është një realismo me ide nga Fatmir Koçi nën interpretimin e aktorëve Besart Kallaku, Doruntina Vishe, Albana Perhati, Rezart Veleshnja, Dritan Kastrati, Gëzim Meta, Emi Canaj, Samuel Vargu, Erand Hoxha etj.