Debati, polemikat dhe përplasjet në rrjetwt sociale midis moderatorit Ledion Liço dhe reperit Noizy e 2PO2 duket se nuk ka të mbaruar dhe kjo është vënë re në klasifikimin “The Top List” të Top Awards.
2Po2 refuzon ftesën e “Top Awards”, e quan event i dështuar!
Para zhvillimit të eventit muzikor, reperi Noizy renditej në vendet e para të listës, jo me një por me 3 këngë, duke shënuar kështu një rekord pasi ishte artisti i parë me tre kengë në tre vendet e para.
Java e parë e korrikut e gjeti reperin Noizy 10 vende më poshtë, duke ngelur në renditje vetëm me dy këngë, (në vendin e 14-të dhe 18-të). Në javën në vazhdim, Noizy u largua totalisht nga lista zyrtare e Top Awards. E njëjta histori ka ndodhur edhe me reperin tjetër 2PO2 i cili po ashtu nuk është më pjesë e The Top List.
Nëse do t’i referohemi statusit që Top Awards përfaqëson si event muzikor, i cili përfaqëson shijet dhe preferencat e publikut, padyshim në këtë rast është më se i dukshëm opozicioni që vetë TMA ka shfaqur. Noizy dhe 2PO2 janë aktualisht ndër artistët më të pëlqyer të momentit me prurje masive në muzikën shqiptare. Vetëm gjatë këtij sezoni veror ata kanë pubikuar disa këngë që hyjnë në playlist-at më të njohura televizive dhe radiofonike. Duket qartazi që e gjithë kjo situatë e krijuar është rrjedhojë e asaj cfarë ndodhi para, gjatë dhe pas Top Music Awards 2016 midis bashkëautorit Ledion Liço dhe dy reperëve të njohur që patën reagime të forta kundrejt këtij organizimi dhe organizatorëve në veçanti, të cilët u cilësuan si inkompetent dhe të paaftë në përzgjedhjen dhe vlerësimin e këngëtarëve.
Arrijmë në përfundimin se Top Awards, që pretendon se vlerëson muzikën më të mirë shqiptare dhe preferencat e publikut, nuk është asgjë tjetër veçse pasqyrimi i shijeve personale dhe realizimi i kapriçove të disa “fëmijëve” të përkëdhelur që përpos të qenit në krye të një pushteti mediatik mund të shtojnë dhe fshijnë kë të duan nga lista sa herë të duan!