Pas largimit të përkohshëm për këtë sezon televiziv të Rudina Magjistarit për shkak të pritjes në jetë të një fëmije, e cila moderonte emisionin e pasditës në Tv Klan, menjëherë kanë lindur pyetjet se a do të vazhdoi ky emision të jetë në transmetim. Por përgjigjja është jo! Minutazhi që zinte Rudina do të zvëndësohet me një serial turk të quajtur Një pjsë e imja (Kaderimin Yazıldığı Gün), çdo ditë në orën 16:10, nga e hëna në të premte. Seriali flet për historinë e luftës së një nëne birësuese për të mbajtur fëmijën, kur përmes një kthesë e fatit ajo zbulon se ai është fëmija i saj biologjik. Historia bëhet më e komplikuar kur ajo bie në dashuri me babain e fëmijës së saj. Një tjetër histori dramatike me aktorët Özcan Deniz, Hatice Şendil, Begüm Kütük Yaşaroğlu, Gürbey İleri, Metin Çekmez, Gül Onat, Goncagül Sunar, Hakan Meriçliler, Kemal Kocatürk, Serdar Özer.
Një familje e pasur është duke pritur për djalin e tyre të madh për të lindur një trashëgimtar. Kur gruaja e tij ka vështirësi në shtatzani ata gjejnë një birësuese të quajtu Elif. Ajo është në nevojë të madhe të parave dhe u mashtrua lehtësisht nga familja e kastës së pasur. Kur ajo zbulon se ajo është në fakt nëna biologjike e foshnjës ajo lufton për ta rrimarë atë përsëri. Gjërat janë komplikuar edhe më tej nga dashuria që rritet mes Elifit dhe të djalit të madh të familjes, ndërsa familja e fuqishme të luftojë përsëri dhe të refuzojë të dorëzojnë trashëgimtarin e tyre. A do të arrij Elifi të marri fëmijën e saj? Së shpejti në Tv Klan do marrim një përgjigje!
IMA