Pas startimit të tij disa muaj më parë në platformën Tring, Mbretëresha e Natës, seriali turk me protagoniste aktoren gjermano-turke Meyrem Uzerli, e njohur si Sulltanesha Hyrrem në Sulltani i Madhërishëm, vjen edhe në Vizion Plus.
“Mbretëresha e Natës”, seriali mbi jetën e një vajze dhe pasionin e saj për të gjetur dashurinë e vërtetë dhe perfekte.
Selin, vajza e parfumeve që bie në dashuri me turistin turk, Kartall. Një dashuri e çmendur, ditë pasionante në çift dhe një premtim që nuk mbahet. Një martesë e fshehtë dhe një fëmije që vjen në jetë. A do të takohen Kartall dhe Selin pas ndarjes? A do të jetë aq e forte dashuria e tyre sa të ribashkohen? A do të mësoje Kartalli se është babai i djalit të Selin? A do ti bashkojë sërish fati të dy?
Mbretëresha e Natës do të startojë më 28 Nëntor në ekranin e Vizion Plus HD.