Emisioni investigativ ‘Stop’, i drejtuar nga moderatorët Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj në TV Klan, i cili theu rekorde në shikueshmërie dhe voli një audiencë të kënaqshme, duke rivalizuar edhe Top Channel me Fiks Fare, ka mbyllur sezonin e tij të parë mbrëmjen e së Premtes.
Që nga fillimi i tij në muajin Janar, ‘Stop’ përcolli disa nga skandalet që tronditën mbarë opinonin publik, veçanërisht dhuna e fëmijëve në jetimore, e cila bëri edhe bujën më të madhe.
‘Stop’ do të rikthehet përsëri në Shtator me energji të reja dhe denoncime të shumta.
Copyright IMAlbania.com