Numri i kërkesave të mëdha të shikuesve nga ekrani për të qënë pjesë e reality show-t të “Vëllait të Madh” ka bërë që produksioni i spektaklit të zgjasi datat e audicioneve.
Ndërsa audicionet e mëparëshme për Shqipërinë ishin kryer disa javë më parë, burime pranë spektaklit sqarojnë për IMAlbania.com, se produksioni do të ketë një ditë tjetër të audicioneve. Ato do të kryhen në datë 30 Janar tek Piramida duke filluar nga ora 11.00-20.00.
Ky do të jetë audicioni i fundit deri më tani i Big Brother Albania 9, megjithatë burimet e IMA shprehen se mund të ketë një tjetër audicion në rast se kërksat do të jenë voluminoze.