Puntata e parë e emisionit të shumpritur të moderatorit dhe artistit Ermal Mamaqit, Xing me Ermalin, ka qënë një ndër lajmet kryesore të mbrëmjes së premierës, veçanërisht për të ftuarin e parë ish-kryeministrin Sali Berisha. Por përveç të të ftuarëve ajo që ka mahnitur fansat e ekranit ka qënë edhe skenografia e cila e ka shëndrruar teatrin e televizionit Klan në një studio mjaft tërheqëse.
Por ide origjinale apo përpjekje për imitim?
Në televizionet Shqiptare, të kopjosh ide, logo apo edhe rubrika nga televizionet ndërkombëtare nuk është aspak çudi. Xing me Ermalin tashmë është një gjysmë kopje e “The Tonight Starring Jimmy Fellon”, një ndër talk show-t më të shikuar në amerikë, si nga struktura e skenes po ashtu edhe e emisionit.
Ai ka një ngjasim aq të madh duke filluar që nga bandi i orkestrës, i cili eshte i poziconuar ne djathte te skenes, perballë zonës së intervistave e cila është ngjasimi më i madh i formatit amerikan.
Ashtu si e pamë këtë puntatë të parë të Xing me Ermalin, moderatori qëndron në një skrivani ndërsa i ftuari në një kolltuk në të majtë të tryezës, e ngjashme me show-n e Jimmy Fellon, madje edhe dekorimi i saj.
Copyright IMAlbania.com