Javë më parë ne ju zbuluam ekskluzivisht se për herë të parë këngët e Festivali i Kengës në RTSH do transmetoheshin më parë në Radio Tirana, duke i dhenë mundësinë publikut të dëgjojë këngët në garë për gjatë një muaji.
Duke filluar nga sot, në valët e Radio Tirana dhe në emisionin Gjithçka Shqip me Andri Xhahu dhe Artemisa Deda do të fillojë transmetimi i këngëve konkurruese në Festivalin e 54-rt të Këngës në RTSH. Çdo ditë në orën 16:00, dëgjuesit do të mund të dëgjonë këngët si dhe intervistat me protagonistët.