Nuk është më një sekret, Eneda Tarifa do këndoj në gjuhën angleze këngën e saj “Përrallë”, që e shpalli atë fituese në edicionin e 54-të FiK në RTSH, në Eurosong 2016.
“Fairytale Love” është titulli i versionit në gjuhën angleze të këngës me tekst të Olsa Toqit, e cila do të përshtatet në anglisht për tu performuar në Eurovision Song Contest në Stokholm.
E ndërkohë që puna për promovimin e Shqipërisë në edicionin e ri të Festivalit Europian sapo ka filluar, tashmë dimë se Eneda Tarifa do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë, në 12 maj 2016, në Globen Arena.