Juria e Eutelsat TV Awards 2015, e drejtuar nga gazetari i RAI Duilio Giammaria u mblodh Paris, pjesë e të cilës ishin emra të njohur të televizionit, ku diskutuan për Cmimin e Publikut. Shikuesit mund të votojnë televizionin e tyre të preferuar online duke filluar nga 1 Tetori.
“Eutelsat Tv Awards” është një garë e organizuar në vite nga kompania “Eutelsat”, e cila menaxhon satelitët e transmetimeve televizive dixhitale në mbare botën, ku këtu bën pjesë edhe vendi ynë.
Në këtë kompeticion garoi edhe Shqipëria me disa nga kanalet e platformave dixhitale Digitalb dhe Tring, si Çufo Tv, i cili garoi në kategorinë e kanaleve për femijë, T HD konkuroi në kategorinë e programacioneve gjeneraliste, Living HD, i cili do të garojë me disa kanale të tjera nga shumë shtete në kategorinë Lifestyle. por ato nuk arritën të kalonin fazen finale dhe të votoheshin nga publiku.
Më poshtë është lista e plotë e finalistëve, që do të mund të votohen nga publiku :
Kanalet për fëmijë: Duck tv – Slovak Republic; Fix&Foxi – Germany; TVP ABC – Poland
Kinema: FilmBox Arthouse – United States; Nollyëood TV – France; Stopklatka TV -Poland
Kulture / Documentar: 365 Days – Russia; France Ô – France; TVP Kultura – Poland
Kanale Gjenerale: Sundance Channel – United States; Sky Atlantic – Italy; iROKO Plus – Nigeria
Lifestyle:Trace Sport Stars – France; myzen.tv – France; iFilm English – Iran
Muzik: C Music TV – UK; DJAZZ.tv – Netherlands; Classica – Germany
Lajme: France 24 – France; i24Neës – Luxembourg; Rai Neës 24 – Italy
Sport: beIN Sports – Qatar; Super Tennis – Italy; PXTV – Mexico
Programet më të mira: 1992 (Sky Atlantic – Italy); The answer of grandchildren (Shant TV – Armenia); Mexico during the age of ice (XE IPN Canal Once – Mexico); Inside IS – War in the name of Allah (Spiegel TV Ëissen- Germany) and Balkan route (Al Jazeera Balkans – Bosnia & Herzegovina)
IMA/ J.Kasaj