Ermal Meta quhet artisti shqiptar, i cili këtë vit do të konkuroj krah emrave më të njohur të muzikës italiane, në festivalin e Sanremo.
Por përveç sukseseve të firmosura për këngëtarë të njohur italian, vokali i tij është i njohur për publikun si lideri i grupit La Fame di Camilla, grup që u krijua në 2007 me të cilët u publikoi tre albume (me të njëjtin emër në 2009, Buio e Luce në 2010 dhe Attesa në 2012). Me këtë grup ai do të udhëtonte përgjatë gjithë Italisë prej 3 vitesh, në një tour ku ka ngjitur gati 500 skena, duke ndarë koncerte me Stereophonics, Cranberries dhe Aerosmith si dhe pjesëmarrës në Heineken Jamming Festival dhe në Festivalin e Sanremo edicioni i 2010.
Me arkivimin e eksperiencës së grupit, rruga e tij si solist nis me një nga kolonat zanore të Braccialetti Rossi me këngën Tutto si Muove në sezonin e parë dhe me këngën Volevo perdonarti, almeno në sezonin pasardhës.
Aktualisht Ermal Meta po punon për albumin e tij të parë si solist dhe ku ka më mirë se trampolina e Sanremo për debutimin e tij me këngën “Odio le favole” (I urrej përrallat). Kënga është një balad pop-rock, me të cilën shqiptari do të prezantohet në skenën e Sanremos, festivali që do të mbahet nga data 9 deri më 13 shkurt.
Odio le Favole është tashmë një hit radiofonik në Itali dhe suksesi për Ermalin parashikohet i garantuar!
Dëgjojeni më poshtë këngën: