Edicioni i ri i Big Brother nuk do të prezantohet nga Arbana Osmani, sikurse ishte paralajmëruar muaj më parë nga vetë ajo nëpërmjet një postimi në instagram.
Reality show më i ndjekur në Shqipëri do të ketë si drejtues në edicionin e tij të 9-të Ledion Liçon, i cili duket se nuk do të heq kaq lehtë dorë nga formati të cilin prezantoi për herë të parë vitin e kaluar. Megjithatë edhe Arbana nuk do të mbetet pa emision në sezonin e ri. Ditë më parë InfoMedia Albania zbuloi ekzkluzivisht se prezantueses i është besuar versioni shqiptar i formatit “C’e Posta Per Te”, me titull ship me “Dua të të bëj të lumtur”.
EKSKLUZIVE | “C’e Posta Per Te” në Top Channel me Arbana Osmanin?!
Ky program pritet të jetë edhe risia e sezonit, jo më kotë Top Channel ka rikthyer autoren e famshme italiane, Alessia Grieco Vessicchio, për realizimin e tij në nivelet më të larta.
Besimi për të dytin vit rradhazi të Big Brother, Ledion Liços, nga ana tjetër nuk është pritur aspak mirë nga fansat e formatit, të cilët prisnin me padurim rikthimin e Arbanës në prezantimin e tij. Arbana Osmani prej shtatë vitesh ka drejtuar programin e rekordeve, duke pasur gjithmonë në krah aprovimin e publikut në mënyrën e prezantimit.
Prezantimi vitin e kaluar nga Ledion Liço, u pa si një zgjidhje e përkohëshme, për shkak të tërheqjes nga ekrani që prezantuesja vendosi të bëj pas ardhjes në jetë të djalit të saj të parë. Ledion Liço mund të jetë prezantues shumë i zoti, por nëse publiku do të vendoste të zgjidhte, padyshim nuk do të hezitonte dy herë. Në sondazhin e IMA, të hapur muaj më parë, nga rezultati i votimit duket qartë se cili do të ishte prezantuesi ideal i formatit për lexuesit.
SONDAZH | Ledion Liço VS. Arbana Osmani // Cilin do të donit si prezantues…
Arbana Osmani është zgjedhja e parë dhe nëse kjo do të sjellë të tjerë minus në preferencat e teleshikuesit përgjegjësia do të bjerë padyshim në vendimet që Top Channel është duke ndërmarrë kohët e fundit.
Po ju a jeni të kënaqur me këtë vendim? Komentoni në rrjetet tona sociale!
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia.