Televizioni muzikor City TV këtë muaj pritet të ndryshoj brand-in si edhe programacionin.
I njohur për teleshikuesin si radiovision me City Radio nëpërmjet transmetimit në Digitalb dhe platformave të tjera dixhitale, CTV prej më se 1 viti është një nga televizionet muzikore më moderne në Shqipëri duke u distancuar nga kanalet e tjera falë programeve dhe interaktivitetit me publikun.
Produksioni Triangle Production në pak kohë ka vendosur të fuqizoj kanalin me investime të reja që përfshijnë studiot por edhe pasurimin e programacionit duke e shëndërruar atë në një televizion music and entertainment.
Logo e re e kanalit e realizuar nga Triangle Studio shfaqet moderne dhe me një disgn minimalist bashkohor në ngjyrë të bardh. Brand-i i ri parashikohet të dal në transmetim në javën e dytë të dhjetorit. Programacioni i ri, ku nuk do të mungojnë formatet e njohur tashmë për publikun, do të ofroj risi me formate dokumentarë mbi yjet e muzikës, evente muzikore, reality show etj. Të gjitha këto së shpejti në CTV.