Pas një kohe te gjatë si drejtues i lajmeve ne News 24, Bledian Koka nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e televizionit pas tri viteve punë.
Por ai njëkohësisht ka njoftuar edhe lëvizjen e tij të re por edhe lajmin se nje tjetër televizion informativ do të shfaqet në ekranin e shqiptarëve nën emrin “Fax News”, për të cilin ende nuk ka detaje.
Me poshtë edhe statusi i Bledian Kokës në Facebook:
“It’a about signs…
Te nderuar miq. Mbremja e djeshme ishte e fundit per mua ne ekranin e News24. 3 vite e gjysem me pare lashe nje tjeter televizion per News24, sot largohem nga News24 per nje tjeter ekran. Sfida e re eshte e njejte, televizion, por pergjegjesia me e madhe per mua personalisht. Largohem pa keqardhje. Shkoj me optimizem ne sfiden e re ne Fax News. Nje falenderim special shkon per te gjithe ata kolege te nderuar me te cilet kemi ndare eksperiencen e te informuarit te publikut dhe realisht nuk vecoj asnje, ju kam ne zemer te gjitheve. Ne 3 vite e gjysem kam dhene maksimumin tim dhe rezultati eshte ca shenje leme. Vleresimi i mbetet publikut, per mua ishte nje nder. Une personalisht mendoj se nje shenje e kam lene, eshte kjo qe shikoni ne foto…, ajo e lamtumires elektronike nga News24 😉
p.s…Faleminderit per vemendjen dhe ju uroj nje fundjave te qete…, i juaji Bledi :)”
Bledian Koka përveç moderatorit të lajmeve, ka qenë gjithashtu edhe drejtues i emisionit të fundjavave të “Koha për t’u Zgjuar”/imalbania.com/
bravo bledi suksese