Bleona Qerreti me deklaratat e saj në emisionin “Opinion” në TvKlan, gjatë një debati më Iva Tiçon, I cili bëri mjaft bujë këto ditë, u shpreh se “Arian Çani është një copë idjoti.”. Vetëm sepse ai ka shpikur dy vargje që sipas Bleonës, e shan: “O Bleona, o Bleona i ke b*thët si vagona”, por mesa duket ata mbeten ende miq dhe nuk janë të zemëruar më njeri-tjetrin.
E ftuar në emisionin e Çanit këtë të Premte, ajo shkëmbeu replika me të, madje I dha “bekimin” që ti prekte të pasmet për të vërtëtuar nëse janë natyrale apo jo. Bleona Qerreti gjatë prezantimit të klipit të saj të ri, deklaroi gjithashtu se edhe mund të zhvishej, por frika e Arianit, për një gjobë nga AMA bëri që kjo gjë të mos ndodhte, duke thënë se nëse do të dëshironte Bleona, mund të vinte përsëri në studio pas mesnate.
Gjithashtu, Arian Çani deklaroi se nuk ka asgjë personale me Bleonën, “Kemi qënë gjithmonë miq të mirë me Bleonën”- thotë ai “Nuk jam fans I muzikës që ajo bën, por e përgëzoj për guximin që ka sepse ajo është e vetmja nga artistët shqiptarë që guxoi të dali nudo në publik”
Ariani ka komentuar edhe për shprehjen e tij, duke thënë se është thjesht për ngacmim ashtu siç ai bën gjithmonë me personat publik.
Më pas është komentuar edhe mbi miqtë gazetarë të Bleonës, ku është përmëndur prej Arianit, edhe Iva Tiços, I cili I ka kërkuar Bleonës të kërkojë faljë pas epitetit që kjo e fundit I vendosi. Por Bleona, nuk pranoi duke thënë se të kesh profesionin më të vjetër në botë nuk është turp. Qerreti, e kaloi këtë çështje duke thënë se është një lajm që I përket së djeshmës.
IMA/ J.Kasaj