Ashtu si ju informuam ekskluzivisht disa ditë më parë për formatin më të ri në Top Channel të ngjashëm me “Ce Posta per Te”, një patentë e blerë nga Mediaset, publiku dëshiron të dijë më shumë rreth këtij formati televiziv. E kush më mirë se Arbana Osmani e cila do të jetë prezantuesja dhe autorja e këtij programi së bashku me ish-autoren e “E Diell” Alessia Vessicchio, do të na jepte informacionet e duhura rreth këtij formati.
E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” Arbana ka folur shumë për “Dua të Bëj të Lumtur”, Arbana ka thënë se jo çdo program ku në fokus ka historitë njerzore, do të thotë që patjetër është “C’è posta per te”, në “Dua të të bëj të lumtur” ne do mundohemi që njerzit t’i bëjmë vërtet të lumtur, së bashku me autoren Italiane Alessia Vessicchio, kemi menduar që historitë t’i tregojmë në një mënyrë ndryshe, nuk do të ketë vetëm lotë e drama, por edhe shaka, momente pozitive, momente humori, sepse jeta nuk është vetëm dramë ka thënë Arbana.
Ajo ka thënë se ka dashur prej vitesh të realizojë një emision të tillë, ku protagonistë të jenë njerzit e thjeshtë, jo ato të kopertinave të revistave, jo ato që ne i shohim çdo ditë në ekran, por njerzit e thjeshtë të cilët mbartin histori emocionuese, për t’i ndarë me publikun, që shpresojmë shumë që këta të fundit t’i presin mirë, është shprehur Arbana Osmani.
Por, para se protagonistët e këtij emisioni të bëhen të lumtur, më e lumtur duket se është Arbana Osmani, e cila është shumë e emocionuar që do të jetë prezantuesja dhe autorja e këtij programi. “Ndihem e emocionuar si atëherë kur Tani ma besoi mua prezantimin e “Big Brother” edhe pse ende nuk i kisha mbushur 25-vjeçe”- është shprehur moderatorja për “Wake Up”. ”Dua Të Të Bëj Të Lumtur” është në fazën e tij të parë duke punuar për të grumbulluar histori sa më emocionuse për t’i ndarë me publikun.
“Dua Të Të Bëj Të Lumtur” nuk do të jetë në kërkim të historive emocionuese vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë, madje edhe në SHBA, për t’i bërë protagonistët e këtij emisioni vërtet të lumtur. “Dua Të Të Bëj Të Lumtur” do të nisë prej muajit Tetor në ekranin e “Top Channel”, dhe do të trasmetohet të Shtunave mbrëma nën drejtimin e Arbana Osmanit.
Copyright IMAlbania.com \ R.Sharka