Aktori Angad Hasija, një nga meshkujt më të dëshiruar të momentit nga publiku femëror shqiptar ka pranuar të rrëfehet në një intervistë ekskluzive për InfoMedia Albania ku ka treguar më shumë rreth jetës së tij personale dhe projekteve profesionale, si edhe mirënjohjen për publikun shqiptar që e ndjekin të shumtë në Shqipëri nëpërmjet një prej serialeve më të ndjekura të televizionit shqiptar “Bidaai”. Angad Hasija interpreton rolin e Alekut. Por sa i vështirë ka qenë ky rol për atë e zbulojmë sëbashku në intervistën në vazhdim realizuar nga blogger-i yne Justin Kasaj.
Fillimisht Angad, dëshirojmë t’ju falenderojmë që pranuat ftesën e Info Media Albania, për të zhvilluar një intervistë së bashku!
Faleminderit ju, kënaqësia është e imja.
A keni dëgjuar se personazhi i Alekut rol të cilin ju e luani në Bidaai është mjaft i popullarizuar në Shqipëri?
Po e di këtë sepse pothuajse çdo ditë marrë mesazhe të shumta nga shqiptarët. Dua t’i falenderoj publikisht të gjithë ata që më kanë shkruajtur në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram falë kësaj interviste.
Si ju duken shqiptarët, të paktën në mënyre virtuale?
Nuk mund të them shumë fjalë për ta përveçse janë të mrekullueshëm.
Me këto fjalë, na bëni të ndihemi krenar për kombin dhe popullin tonë. Sa i vështirë ka qënë roli i një personazhi të tillë si Aleku?
Aleku nuk ishte një djalë normal dhe interpretimi i këtij personazhi ishte shumë i vështirë, madje më i vështirë seç e kisha imagjinuar.
Si arritët të mësonit sjelljen e një personi me probleme mendore?
Përgatitija ka qënë një punë e madhe për mua. Kam kërkuar jashtëzakonisht shumë, madje kam vizituar rreth tre muaj qendra dhe shkolla për personat me probleme mendore.
Sadna për Alekun në serial ka qenë shoqja më e mirë e tij, po Sara për për Angadin pas prapaskenave të filmit, pra në jetën reale?
Sara ende vazhdon të jetë një nga shoqet e mia të ngushta dhe më të mira.
Po në lidhje me aktorët e tjerë të Bidait?
Ata janë të mrekullueshëm dhe dua të them se janë si një familje për mua.
A keni ju një familje të tuajën?
Po jam i martuar por kjo nuk më privon që ti dua edhe aktorët e Bidait.
Keni fëmijë ?
Po, kam një vajzë shumë të mrekullueshme.
Përsa i perket punës a keni ndonje projekt aktualisht ndër duar?
Po, pas Bidait kam realizuar katër emisione televizive.
Cilat janë projektet tuaja për të ardhmen?
Jam duke punuar me realizimin e një seriali në gjuhën Hindi, i cili do të dal në transmetim vitin tjetër.
Info Media Albania në IMA Awards e ka vlerësuar Bidain si “Soap/Telenovela më e mirë” për vitin 2015, si ju bën të ndiheni kjo gjë?
Ndjehem vërtetë i emocionuar dhe shumë mirë dhe falenderoj të gjithë votuesit dhe në përgjithësi gjithë shqiptarët për këtë vlersim.
Faleminderit Angad për përgjigjet tuaja, diçka të fundit për të shtuar?
Te falenderoj vërtet shumë për pyetjet dhe nëpërmjet Info Media Albania i përshëndes gjithë shqiptarët.
Qëndroni me Info Media Albania, së shpejti dhe shumë intervista të tjera me aktorë të famshëm nga serialet që transmetohen në Shqipëri.
© Info Media Albania / Intervistoi J.Kasaj
Photo Fb Angad Hasija (Official)