“Your Face Familiar” program më i ri televiziv në Tv Klan përpos spektaklit ka dhuruar këtë mbrëmje edhe moment pikante midis vetë protagonistëve. Endri Prifti në rolin e Vasco Rossit dhe Alketa Vejsiu në rolin e drejtueses së emisionit kanë pasur një moment fërkimi të fortë midis tyre. Drejtuesja Vejsiu është ndjerë shumë e bezdisur nga performanca e Endrit pas këngës, i cili duke dalë jashtë skenarit, e ka vënë në vështirësi prezantuesen, e cila disa herë i kujtuar që nuk duhet të flasë më shumë pasi kishte pirë “ujë” më shumë se çduhet. Endri I tha Alketës që e kishte parë një ditë më parë me tuta, gjë që nuk duket se I ka pëlqyer shumë prezantueses. Ndërsa Alketa I ka kërkuar Endrit që të bëjë pak pushim që ti vijnë idetë. Por ka qenë e pamundur që Endri të vihet në kontroll. Në një moment Endri ka kujtuar një shprehje “Kur bën dashuri mos thuaj që smë mendon mua”. Kaq ka mjaftuar që Alketa ti marrë mikrofonin dhe të mos ia japë më. “Unë të them edhe këtë. Të marr mikrofonin, shko pas kuintave, disiplinohu pastaj eja këtu, sepse dole pak nga orbita. Jo sepse këtu te programet e mija ka limite. Nuk mund të themi ca na vjen në mëndje. Po sepse po flet përçart dhe unë nuke e përballoj dot këtë të folurën tënde përçart, në skenë përpara milion shikuesve”, i tha Alketa, këngëtarit Endri Priftit.
Marre nga Opinion