Kaluan vetëm pak muaj nga kur televizioni informativ A1 News Channel nisi transmetimet në frekuencën e ish A1 Report.
Televizioni all news në pronësi të ish deputetit të PS dhe sipërmarrësit Koço Kokëdhima ka ndryshuar përsëri emër. Tashmë në kanalin UHF 46 ka filluar transmetimin një bumper spot që paralajmëron së shpejti emetimin e kanalit të ri në emrin Albanian News Television.
Nuk kemi ende informacion nëse kanali ka ndryshuar edhe pronësinë apo hyrjen e aksionerëve të rinj nëdrejtimin tij.Për më shumë informacion ju ftojmë të na ndiqni në ditët në vazhdim.