Gazetarja Kozeta Kurti e cila ka qenë moderatore në disa televizione shqiptare dhe aktualisht punon në TVSH. Është shoqëruar në policinë e Bergamos në Itali si e dyshuar për vjedhje dhe aktualisht është në ndjekje penale në gjendje të lirë në shtetin fqinj.
Mësohet se gazetarja Kozeta Kurti ka qenë bashkë me 3 gra të tjera po me kombësi shqiptare në supermarketin ‘Montebello di Brembate’, ku janë marrë produkte kozmetike me vlerë 400 euro.
Ndërsa 4 gratë janë ndaluar nga rojet private janë shoqëruar më pas në polici ku Kozeta Kurti ka mohuar që të jetë e përfshirë në vjedhje.
“Nuk kam lidhje me akuzën, jam gazetare në Shqipëri, drejtoj një program si “Striscia la notizia” te ju”, mësohet të ketë thënë Kurti në ambientet e policisë, duek u lënë më pas e lirë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)